Tashmë dihet botërisht sesi do të duket telefoni i ri i mençur Galaxy S22, por tani është shfaqur një informacion tejet interesant për të.
“Materiali i ri” që do të përdoret gjatë procesit të prodhimit të serisë së Samsung Galaxy S22, në fakt është plastikë e ricikluar nga rrjetat e përdorura të peshkimit, transmeton Telegrafi.
Nga Samsung është bërë e ditur se sërish do të përdorin plastikën e mbledhur nëpër oqeane, dhe atë për tërë gamën e gjerë të telefonave.
Rasti i parë janë pajisjet e reja të Galaxy që do të prezantohen të mërkurën, megjithatë akoma nuk dihet në çfarë mase do të përdoret plastika dhe në cilat komponentë të telefonave.
Sipas të dhënave zyrtare të Kombeve të Bashkuara, rreth 640 mijë rrjeta peshkimi përfundojnë në oqeane çdo vit.
E nga Samsung kanë bërë të ditur se këto rrjeta peshkimi paraqesin rrezik për jetën në det. /Telegrafi/