Telegrafi

Samsung Galaxy S21 Ultra 5G është telefoni inteligjent më i mirë në Global Mobile Awards

Telefoni inteligjent Samsung Galaxy S21 Ultra 5G fitoi në kategorinë e telefonave inteligjent më të mirë në Global Mobile Awards (GLOMO Awards) gjatë Kongresit Botëror të Mobile (MWC).

Çmimet vjetore GLOMO njohin hardware, software dhe shërbime që nxisin inovacionin në të gjithë botën në industrinë e pajisjeve mobile.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të mbajtur më 30 qershor, Samsung Galaxy S21 Ultra 5G u emërua “Smartphone më i mirë” në vitin 2020.

Një telefon inteligjent që përveç kamerës dhe veçorive profesionale, ka edhe një ekran inteligjent, është zgjedhja e duhur për përdoruesit që duan të bëjnë foto të bukura dhe të hollësishme. Ai është gjithashtu pajisja e parë e serive S që mbështet S Pen, një stilolaps inteligjent i krijuar për produktivitetin e përdoruesit. Me një dizajn të hijshëm dhe shumë veçori, Samsung Galaxy S21 Ultra 5G përfaqëson më të mirën e inxhinierisë Samsung.

“Nevojat e përdoruesve që janë të ndryshëm dhe dinamike po ndryshojnë dhe vazhdojnë të rriten, kështu që ne jemi të përkushtuar për zhvillimin e pajisjeve që përdoruesit e botës i duan. Samsung ka një histori e gjatë dhe krenare e inovacionit dhe ne këmbëngulim në shpërndarjen e pajisjeve që plotësojnë nevojat e klientëve tanë, tani dhe në të ardhmen”, tha Stephanie Choi, Zëvendës President i Lartë dhe Shef i marketingut, Komunikimet Mobile në Samsung Electronics. /Telegrafi/