Site icon Telegrafi

Samsung Galaxy S21 FE vjen me një dizajn më “tradicional”

Dihej që Samsung do të vinte me një pasues të Galaxy S20 FE, duke pasur parasysh kërkesen e fortë për pajisjen.

Por tani sipas OnLeaks, burim i mirënjohur i rrjedhjes së informacioneve për pajisjet e reja ka ndarë ato që thotë se janë interpretues të Galaxy S21 FE dhe duket se është ajo që të gjithë presin – telefon i ri i Samsung, i ngjashëm me Galaxy S21 por me çmim më të ulët dhe disa performanca më ndryshe.

Telefoni i ri i cili zakonisht është vlerë shumë e mirë për paratë thuhet se do të duket çuditërisht shumë si Galaxy S21 i rregullt, i kompletuar me një trup prej plastik, por do të kishte një dizajn më “tradicional” me përplasjen e spikatur të kamerës të integruar në trup.

Ngjashëm si Galaxy S20 FE, S21 FE do të kishte një ekran me madhësi të mesme (OnLeaks thotë 6.4 inç, megjithëse S20 FE ishte 6.5 inç), tre kamera të pasme dhe një kamerë selfie me vrima.

Kjo ‘shfaqje online’ nuk përfshin specifikat tjera të pajisjes, por telefoni ekzistues fitoi reputacionin e tij duke përfshirë të njëjtin procesor të nivelit më të lartë dhe teknologjinë e ekranit 120Hz të standardit S20.

Ne nuk do të çuditemi edhe nëse Samsung vendosë një Snapdragon 888 dhe karakteristika të tjera të nivelit të lartë në S21 FE.

Exit mobile version