Site icon Telegrafi

Samsung Galaxy S20 Ultra sfidohet nga një pajisje tjetër e re elitare dhe me çmim shumë më të lirë

Black Shark 3 Pro mund të rrëzojë Samsung Galaxy S20 Ultra.

Prodhuesi i telefonit të lojërave Black Shark, një degë e telefonit të lojërave të Xiaomi, ka zbuluar Black Shark 3 dhe Black Shark 3 Pro. Dy aparate premium, që mund të kenë atë që duhet për të sfiduar Samsung Galaxy S20 Ultra, veçanërisht me Black Shark 3 Pro.

Telefonat e fuqishëm kanë një Qualcomm Snapdragon 865 (i njëjti çip si Galaxy S20 Utra i Samsung) dhe të dy aparatet gjithashtu mbështesin 5G, transmeton Telegrafi.

Black Shark 3 vjen me 8 GB RAM, ndërsa Pro vjen i pajisur me 16 GB. Telefoni gjithashtu përmban një aparat fotografik kryesor të madh 64MP, me një lentë ultra të gjerë 13MP dhe një sensor prej 5MP. Nuk është mjaft rival i lenteve kryesore të Samsung Galaxy S20 Ultra, dhe as shkalla e rifreskimit, që Black Shark e ka 90Hz, ndërsa S20 Ultra ka 120Hz.

Sidoqoftë, Black Shark Pro sportiv gjithashtu ka një ekran 7.1, ”madje më i madh se ekrani mbresëlënës 6.9 i S20 Ultra”.

Një karikues magnetik, i kombinuar me teknologjinë më të lartë të ngarkimit pa tel 65W, siguron që thjesht të kapni karikuesin në pjesën e prapme të telefonit dhe të vazhdoni lojërat me ndërprerje minimale.

Për momentin, telefonat sapo janë lëshuar në Kinë, por shpresojmë që telefonat përfundimisht të dërgohen në tregjet ndërkombëtare.

Pjesa me e mire?

Black Shark 3 Pro aktualisht kushton rreth 600 euro. Krahasuar me çmimin e madh të Samsung Galaxy S20 Ultra (1,199), kjo është një vlerë thjesht mahnitëse. /Telegrafi/

Exit mobile version