Telegrafi

Samsung Galaxy S2 zbarkon në mars?

Madje, rrjeti i dyqaneve me pakicë, Clove e ka listuar modelin Galaxy S2 në mesin e pajisjeve që do të fillojnë të shiten që nga muaji mars.

Telefoni i mençur i këtij prodhuesi, modeli Galaxy S2 posedon ekranin e ndjeshëm në prekje Super AMOLED Plus me 4.3 inç, 800 x 480 pikselë, procesorin të ri  Orion / Exynos me 1GHz, NFC, Bluetooth 3.0, si dhe lidhjen 24Mbps HSPA.

Në uebfaqes zyrtare të këtij rrjeti shitës thuhet se çmimi i modelit me 16GB është 510£, ndërsa ai me 32GB 590£.

Në anën tjetër, Galaxy S2 gjithashtu posedon edhe kamerën e pasme me 8MP si dhe atë frontale me 2MP për video komunikim, ndërsa kjo pajisje mobile mundëson incizimin e videove në Full HD me 1080p, në 30 kënde për sekondë. / Telegrafi /