Telegrafi

Samsung Galaxy S2 Plus kushton 378 euro!

Samsung Galaxy S2 Plus vjen me ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.3 inç në teknologjinë Super AMOLED prej 480 x 800 pikselëve, si dhe versionin e ri të sistemit operativ Android 4.1.2 Jelly Bean që mbështetet nga procesori dual core 1.2GHz.

Karakteristikat tjera të Samsung Galaxy S2 Plus përfshijnë edhe kamerën e pasme me 8 mega-piksel me LED ndiçues dhe auto fokus, si dhe kamerën e përparme me 2 mega-piksel për video komunikim.

Edhe pse nuk dihet se kur do të vijë në vendet tjera të Evropës, Samsung Galaxy S2 Plus në tregun finlandez do të jetë dy versione të këtij modeli në dispozicion, njëri i cili vjen me teknologjinë NFC dhe tjetri pa të. / Telegrafi /