Telegrafi

Samsung Galaxy S2 me ekran që nuk gërvishet

Siç mund ta dini, përveç këtij opsioni, Samsung Galaxy S2 posedon edhe ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.3 inç me teknologjinë Super Amoled Plus, 480 x 800 piksel, si dhe procesorin me 1.2GHz.

Për më shumë, ky model përmban edhe dy kamera, njërën me 8 mega-piksel me mundësi incizimi në Full HD në 1080p dhe playback në 30 kënde për sekondë, si dhe atë për video komunikim e cila vjen me 2 mega-piksel.

Mirëpo këto nuk janë të gjitha karakteristikat e këtij telefoni, pasi që Samsung Galaxy S2 posedon edhe audio portin 3.5mm, A-GOS, Bluetooth 3.0, USB 2.0, 802.11 a/b/g/n WiFi, DLNA Accelerometer, Light, Digital Compass, Proximity, Gyroscope, ndërsa opsionale është teknologjia e pagesave e njohur si NFC.

Samsung Galaxy S2 vjen në dy versione të memories, përkatësisht në 16 ose 32GB, bashkë me mikroSD kartelën e cila mund të përfshijë plus 32GB hapësirë magazinimi. / Telegrafi /