Telegrafi

Samsung Galaxy S2 del në shkurt 2011?

Lansimi i gjeneratës së dytë të Samsung Galaxy S pritet të bëhet në fillim të vitit të ardhshëm.

Sipas faqes koreane, The Chosunilbo, Samsung Galaxy S2 do të paralajmërohet në muajin shkurt në Kongresin Botëror Mobil 2011, edhe pse ende nuk jepen detaje ose karakteristika të modelit të ri të këtij telefoni.

Samsung Galaxy S2 pritet të përmbajë një sërë funksionesh që Samsung i ka vënë në telefonin e prodhuar për Google, modelin Nexus S, duke përfshirë Android 2.3 Gingerbread dhe opsionin NFC.

Gjithashtu pritet që Galaxy S2 të ketë edhe procesor dy-bërthamor dhe giroskop, në vend të procesorit aktual me 1GHz. / Telegrafi /