Site icon Telegrafi

Samsung Galaxy S11e mund të ketë dy ekrane, sugjeron patenta

Samsung paraqiti një patentë në USPTO (Zyra e Patentave dhe Markave të Shteteve të Bashkuara) në qershor 2018  për një telefon që shfaq një ekran të dyfishtë dhe patenta është publikuar së fundmi nga LetsGoDigital.

 

Faqja holandeze ka krijuar disa koncepte 3D të patentave që përmbajnë shtatë skica të pajisjes, duke na ndihmuar të vizualizojmë se si mund të materializohet patenta – mbase është fjala për serinë Galaxy S11 që pritet të dalë në shkurt të vitit 2020! 

 

Patenta tregon një telefon me skaje të pakta, katrore, një kornizë të ngushtë në krye të ekranit të përparmë, një kamerë të dyfishtë në pjesën e pasme në këndin e sipërm të majtë, dhe pullën e volumit dhe fuqisë në skajin e djathtë. 

 

Ajo që është interesante në lidhje me patentën është ekrani sekondar në pjesën e pasme, megjithëse zë rreth dy të pjesës. 

 

Ekrani i dytë do t’i lejojë përdoruesit të shkrepin një selfie me kamerën e pasme për shembull, ose të bëjnë një telefonatë me video, por pa dyshim që do të kishte mjaft përdorime të tjera nëse shfaqet.

 

LetsGoDigital ka spekuluar se patenta mund të ishte e destinuar për Galaxy S11e për shkak të kamerës së dyfishtë të pasme, por ende nuk ka prova të tjera për ta mbështetur atë.

 

Një Galaxy S11 me  ekran të dyfishtë me siguri do të ishte një ndryshim i madh dizajni nga Galaxy S10. /Telegrafi/

Exit mobile version