Telegrafi

Samsung Galaxy S III, veç 7mm i hollë?

Mirëpo, tani sipas një njoftimi nga ET News, Samsung Galaxy S III pritet të jetë një model i telefonit të mencur i cili është tejet i hollë, me vetëm mm, ose edhe më i mprehtë se modeli paraprak i telefonit të Samsung, Galaxy II, i cili është  8.49mm i “trashë”.

Në anën tjetër, thuhet se Galaxy SIII do të vijë më kamerë prej 8 mega-piksel, ndërsa pritej që ky model të sjell risi dhe të posedojë kamerë me së paku 12 mega-piksel.

Karakteristikat tjera që janë përfolur për këtë telefon, përfshijnë edhe versionin e ri të Android, Ice Cream Sandwich, procesorin me katër bërthama, si dhe specifika tjera të avancuara, për të cilat kemi dëgjuar edhe më herët. / Telegrafi /