Site icon Telegrafi

Samsung Galaxy S III thyen rekordet e Vodafone

Sipas Vodafone, kërkesa për Samsung Galaxy S III ka qenë masive, duke thyer kështu të gjitha rekordet e porosive që kompania i ka pasur për një telefon Android. 

“Një javë para lansimit, Galaxy SIII është modeli më i kërkuar Android” kanë thënë përfaqësuesit e Vodafone për Inquirer. 

Megjithatë, Vodafone nuk ka publikuar asnjë detaj për numrin e përafërt të telefonave të porositur, por gjithsesi se do të mbetet të shihet se sa njësi të Samsung Galaxy S III do të shiten në ditët e para të paraqitjes në treg. / Telegrafi / 

 
Exit mobile version