Telegrafi

Samsung Galaxy S III prezantohet në shkurt 2012?

Më saktë, lansimi i Samsung Galaxy S III pritet të ndodhë në ngjarjen vjetore të Mobile World Congress, e cila tradicionalisht mbahet në muajin shkurt.
Për më tepër, thuhet se Samsung Galaxy S III do të mbështetet në Android Ice Cream Sandwich, ndërsa i njëjti do të ketë procesor me 2GHz, 1.5GB RAM, dhe 32GB memorie të brendshme.

Për më shumë, Samsung Galaxy S III do të posedojë ekran të ndjeshëm në prekje me 4.65 inç, ndërfaqe në teknologjinë Super AMOLED III, rezolucion me 1280 x 1024 piksel me dendësi 352-PPI, bashkë me kamerën prej 10 mega-piksel e cila do të mund të incizojë Full HD video në 1080p dhe 60 kënde për sekondë.

Karakteristikat tjera të këtij modeli thuhet se do të jenë edhe opsioni i pagesave mobile, NFC, “trashësia” e telefonit që nuk i tejkalon 9 mm, baterinë me 2,250 mAh, si dhe mbështetjen për Samsung’s TouchWiz 5.0. / Telegrafi /