Telegrafi

Samsung Galaxy S III me procesor dual-core 2GHz?

Mirëpo, tani sipas një raporti tjetër media, thuhet se Samsung Galaxy S III do të përfshijë procesorin dy bërthamësh të llojit 2GHz Exynos 5250.

Edhe pse këto karakteristika të avancuara të telefonit të ri të Samsung nuk janë konfirmuar nga prodhuesi, besohet se Samsung Galaxy S III do të jetë njëri ndër modelet më të avancuara gjatë kohës së paraqitjes në treg, nëse jo edhe më gjatë.

Për më shumë, thuhet se Samsung Galaxy S III do të ketë edhe 2GB RAM, ekran të ndjeshëm në prekje me 4.6 inç, SUPER AMOLED Plus HD, kamerën e pasme me 12 mega-piksel, si dhe rezolucion 1280 x 720 mega-piksel. / Telegrafi /