Telegrafi

Samsung Galaxy S II do të marr ICS-në

Kjo është konfirmuar në një tweet nga llogaria e Samsungut në MB, e supozimet janë se e njëjta do të vlejë edhe për pjesët tjera të Evropës.

Verge, nga ana tjetër, shkruan se në rastin e Amerikës gjërat mund të shkojnë në drejtimin tjetër, për shkak se në të kaluarën ka ndodhur që update të paraqitet më vonë se në nivelin global.

Përndryshe, shfrytëzuesit britanik qysh nga sot mund të blejnë Galaxyn e ri, Galaxy Nexus, smartphone ky i parë me Android 4.0. /Telegrafi/