Telegrafi

Samsung Galaxy S Advance

Ekrani Super AMOLED me rezolucion 480×800 do të shfaq Android 2.3 Gingerbread nëpër të gjithë katër inçët e ekranit. Muzikën dhe të dhënat tjera mund të ruani në 16 GB të memories, të cilat prapëseprapë duhen ngarkuar në “vetëm” 768 MB të memories punuese për të cilën përpunimin do ta bëj procesori dybërthamësh në një gigaherc. Për nevojat e adhuruesve të fotografisë aty është kamera me rezolucion prej 5mpx, fotografitë e së cilët do të mund ti dërgoni përmes lidhjes HSPA prej 14.4 mbps. /Telegrafi/