Telegrafi

Samsung Galaxy Round vjen me ekranin e lakueshëm

Sipas disa mediave të huaja thuhet se Samsung Galaxy Round do të mund të prezantohet gjatë javës së ardhshme.

Sipas mediave koreane në veçanti thuhet se Samsung do ta bëjë prezantimin publik të Samsung Galaxy Round gjatë javës, ndërsa telefoni i ri i mençur i Samsung do të ketë ekranin e lakueshëm, i cili do të ketë jetëgjatësi më të madhe të punës sesa modelet me ekran rigjid të cilat kompania i ka tashmë në treg.

Disa nga specifikat e mundshme të Samsung Galaxy Round përfshijnë edhe ekranin e lakueshëm me diagonalen prej 4.7 inç, si dhe rezolucionin prej 1280 x 720 pikselëve.

Për më shumë, thuhet se Galaxy Round do ta ketë edhe procesorin quad core, përkatësisht procesorin e Qualcomm, Snapdragon 800.

Specifikat tjera të mundshme të Samsung Galaxy Round përfshijnë edhe 2GB RAM, 16GB memorie të brendshme, si dhe kamerën e pasme me 8 mega-piksel me ndriçuesin LED. / Telegrafi /