Telegrafi

Samsung Galaxy Player del në shitje?

Përveç telefonit dhe tabletit, Samsung po synon që të rivalizojë me iPodin e Apple përmes Galaxy Player, ndërsa ky i fundit bazohet në Android 2.2, procesor 1GHz si dhe Super LCD ekranin e ndjeshëm në prekje me 4 inç.

Samsung Galaxy Player gjithashtu posedon edhe kamerën e pasme me 3.2 mega-piksel si dhe atë frontale për video-komunikim, ndërsa pajisja posedon edhe WiFi të integruar, GPS, Bluetooth, mikroSD kartelë dhe baterinë me 1200mAh.

Mbetet të shihet nëse pajisja e radhës e Samsung do të ketë të njëjtin sukses sikurse Galaxy Tab dhe telefonat e mençur të linjës Galaxy S.  / Telegrafi /