Telegrafi

Samsung Galaxy Note vjen në Evropë?

Tani, duket se Samsung Galaxy Note do të jetë në dispozicion në Britaninë e Madhe që nga nëntori i këtij viti, të paktën për shitje me pakicë në internet, edhe pse ende nuk ka detaje mbi një datë të saktë të lansimit të pajisjes, e cila është promovuar si kombinim i tabletit me telefonin e mençur mobil.

Në fakt, thuhet se Samsung Galaxy Note i posedon të dyja në një.

Samsung Galaxy Note ka ekranin e ndjeshëm në prekje me 5,3 inç, në teknologjinë Super AMOLED me rezolucion prej 1280 x 800 pikselëve, Android 2.3 Gingerbread, plus dy kamera.

Kamera e përparme e cila përdoret për video-komunikim posedon 2 mega-piksel, ndërsa ajo në anën e pasme ka kapacitet me 8 mega-piksel, LED ndriçues, ndërsa pajisja inovative e Samsung mbështetet edhe nga një procesor dual core me 1.4GHz dhe 1GB RAM. / Telegrafi /