Telegrafi

Samsung Galaxy Note Pro, tableti i ri me ekranin 12.2”?

Para pak kohësh ky model i tabletit është vërejtur në listat e Komisionit Federal (FCC), ndërsa thashethemet e fundit sugjerojnë se Samsung është duke punuar në një linjë të re të tabletëve të rinj të cilët do t’i shohim në fillim të vitit të ardhshëm.

Modeli i përfolur do të mund të jetë vetëm njëri nga katër modelet e reja që do të prezantohen vitin e ardhshëm.

Një raport i ri thotë se tableti i Samsung do të jetë i njohur si Samsung Galaxy Note Pro dhe pritet të vijë me një grup të ngjashëm të karakteristikave si Galaxy Note 10.1 2014 Edition.

Sipas thashethemeve, Samsung Galaxy Note Pro do të shfaqet me një ekran gjigant me diagonalen prej 12.2-inç ekran, rezolucionin prej 2.560 × 1.600 pikselëve, 3GB RAM, si dhe procesorin Exynos 5 Octa me 1.9GHz. Në mesin e karakteristikave të Samsung Galaxy Note Pro pritet të jetë edhe bateria e madhe me kapacitet prej 9,500 mAh, si dhe Android 4.4 Kitkat i cili do të vijë i para-instaluar.

Tableti i ri i Samsung supozohet se do të vijë në panairin e ardhshëm të Consumer Electronics Show, i cili do të mbahet në janar të 2014, ose në MWC 2014, ku Samsung pritet gjithashtu që të zbulojë versionet ‘lite’ të shumë produkteve tjera duke përfshirë edhe Galaxy Tab 3, Galaxy Note 3 dhe Galaxy Grand. / Telegrafi /