Telegrafi

Samsung Galaxy Note i ri më 4 shtator?

Përmes ftesës së dizajnuar në formë të dorëshkrimit, Samsung lë të sugjerohet se ngjarja e ardhshme e saj do të përqëndrohet tek modeli i ri i fabletit, Galaxy Note, i cili edhe më herët ishte paralajmëruar se do të debutonte në vjeshtë.

Vitin e kaluar, Samsung njësoj përdori shfaqjen e madhe tregtare të IFA-së në Berlin për të debutuar modelin e fabletit të vitit të kaluar, Galaxy Note II. / Telegrafi /