Site icon Telegrafi

Samsung: Galaxy Note 7 do të shitet më shumë se Note 5 (Video zyrtare)

Samsung tani ka lansuar zyrtarisht modelin e ri të fabletit të saj Galaxy Note 7 dhe kompania është optimiste se modeli i ri i Note të shitet më mirë se paraardhësit e tij.

Kreu i parashikimeve të biznesit mobil në Samsung tha se shitjet e Galaxy Note 7 do të mundë t’i tejkalojnë ato të paraardhësit të tij Galaxy Note 5.

Këto vërejtje janë bërë edhe nga krerët e tjerë të Samsung gjatë një konference shtypi me gazetarët e Koresë së Jugut dje gjatë ditës.

Një zëdhënës i Samsung ka konfirmuar se kompania pret që Galaxy Note 7 të performojë më mirë se Galaxy Note 5, por gjithashtu vuri në dukje se aktualisht nuk ka asnjë objektivë të veçantë të shitjes e cila është publike.

Një analist i tregut ka parashikuar se Samsung do të shesë 12 milionë njësi të Galaxy Note 7 në pjesën e mbetur të këtij viti.

https://www.youtube.com/watch?v=a0a6Y9JvPqo

Exit mobile version