Telegrafi

Samsung Galaxy Note 5 edhe me versionin Edge?

Ka pasur zëra se Samsung do të nisë një version më të madh të Samsung Galaxy S6 Edge, kështu që kjo mund të një një arsye e mundshme që kompania të vendosë që mos ta lansojë versionin e ri të Note 5 në variantin Edge.

Samsung Galaxy Note 5 është përfolur se të vijë me një ekran 5.7 ose 5.8 inç me një rezolucion të mundshëm 4K Ultra HD, ndërsa telefoni pritet gjithashtu të jetë i mundësuar nga procesori i ri i Samsung, Exynos 7422.

Karakteristikat e tjera që thuhet se do të vijnë me fabletin e ri përfshijnë edhe 4GB RAM, deri në 128GB memorie të brendshme, kamerë të përparme me 8MP si dhe atë të pasmen me 20MP. (Telegrafi)