Telegrafi

Samsung Galaxy Note 4 vjen më 3 shtator?

Informacioni vjen nga i njëjti burim që e pati “gozhduar” datën 4 shtator për lansimin e fabletit të kaluar të Samsung edhe në vitin 2013.

Ftesat për ngjarjen e Samsung të njohur si “Samsung Unpacked” pritet të paraqiten në mes të muajit gusht.

Lajmi tjetër interesant, përpos datës së mundshme të lansimit të Galaxy Note 4 është edhe forma dhe dizajni i fabletit, i cili pritet të sjell me vete disa super-karakteristika për një pajisje mobile.

Raportimet e fundit në media kanë sugjeruar se Galaxy Note 4 të sjell edhe ekranin e lakuar, madhësinë e re të ekranit me 5.9” potencialisht, si dhe mbështjellësin e metaltë.

Specifikat tjera të përfolura përfshijnë edhe procesorin me 64-bit, si dhe 4GB RAM. /Telegrafi /