Telegrafi

Samsung Galaxy Note 4 shfaqet online, me super-karakteristika

Samsung Galaxy Note 4 është shfaqur online me specifika të ngjashme me ato që janë listuar më parë.

Sipas publikimit online thuhet se Samsung Galaxy Note 4 do të vijë me ekranin me diagonalen prej 5.7 inç në Super AMOLED me rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve, si dhe Android 4.4.3 Kitkat.

Karakteristikat e tjera të fabletit të shumë-përfolur të Samsung përfshijnë dy opsione për procesorë; quad core 2.5GHz Krait 450 (Snapdragon 805) për modelin e koduar me shifrën SM-N910C dhe procesorin tetë-bërthamësh me quad core 1.3GHz Cortex A53 dhe quad core Cortex A57(Exynos 5433) 64-bit, të mbështetur edhe me 4GB RAM.

Samsung Galaxy Note 4 sjell edhe opsionet e hapësirës prej 16GB, 32GB ose 64GB, plus portin për microSD card, që mbështet zgjerimin e hapësirës deri në 128GB.

Kamera e pasme e fabletit të Samsung sjell 16 mega-piksel, stabilizimin optik të fotografisë, ndriçuesin e dyfishtë LED, si dhe lidhjet për rrjetet 3G, 4G LTE, 801,11 WiFi ac, WiFi Direct, Bluetooth 4.0 dhe më shumë se kaq. (Telegrafi)