Telegrafi

Samsung Galaxy Note 4 prezantohet më 3 shtator?

Dhe duke u bazuar nga kjo histori, pritet që edhe kësaj radhe Samsung ta prezantojë fabletin e saj të fuqishëm Galaxy Note 4 në panairin e IFA-së, më 3 shtator, ose dy ditë para fillimit të panairit të madh të teknologjisë.

Duke e ditur që Apple pritet ta prezantojë gjeneratën e re të telefonit të saj, iPhone 6 disa ditë më pas gjatë shtatorit të këtij viti, lansimi i Galaxy Note 4 gjatë kësaj date do ti konvenoj edhe më shumë kompanisë jugkoreane.

Vitin e kaluar, Galaxy Note 3 ishte prezantuar më 4 shtator, ndërsa në treg ishte paraqitur më 25 shtator. Në anën tjetër, Apple e kishte prezantuar iPhone 5S më 10 shtator, ndërsa shitja e tij kishte filluar më 20 shtator.

Prandaj, lansimi i Note 4 para iPhone 6 edhe kësaj radhe do të bënte që një pjesë e përdoruesve të pajisjeve mobile të vendosin për blerjen e Note 4 para iPhone 6.

Samsung Galaxy Note 4 pritet të vijë me ekranin prej 5.7” me 2560×1440 (QHD), procesorin Exynos 5433/Snapdragon 805, 3GB RAM, si dhe kamerën e pasme me 16 mega-piksel me stabilizuesin optik të fotografisë dhe sensorin ultraviolet. (Telegrafi)