Telegrafi

Samsung, Galaxy Note 4 me kamerën 20 mega-piksel?

Samsung Galaxy S5 pritet të zbulohet zyrtarisht në shkurt të vitit të ardhshëm në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë, dhe telefoni thuhet se do të ofrojë kamerën e fuqishme me 16 mega-piksel, që i bie se kamera tjetër me 20 mega-piksel do të jetë në Note 4.
Versioni aktual i fabletit të Samsung, Galaxy Note 3 posedon kamerën me 13 mega-piksel, ndërsa versioni i ri i Samsung Galaxy S5 pritet të vijë me kamerën e re të Samsung, ISOCELL. 

Edhe pse ende nuk dihet shumë për detajet dhe specifikat e mundshme të Samsung Galaxy Note 4, pritjet janë që Samsung t’i rrisë pikselët dhe rezolucionin e kamerës nga 1920 x 1080p s aka në Note 3. / Telegrafi /