Telegrafi

Samsung Galaxy Note 4 do t’i “lodhë” rivalët!

Për dallim nga rezolucioni me 1080p i cili ishte në Galaxy Note 3, në versionin e ri të fabletit të Samsung do të vijë rezolucioni me 2560 x 1440 piksel, si dhe qartësi 15 për qind më të madhe sesa versioni i kaluar.

Fableti do të ketë një ekran të lakuar që do të jetë i sheshtë, por i rrafshët në kënde. Mueller nuk e di datën e saktë të Galaxy Note 4, mirëpo beson se madhësia e ekranit do të ulet nga 5.7” në 5.5”.

Kamera e Galaxy Note 4 pritet të sjell 20MP, dhe do ta lë pas atë të Galaxy S5, i cili është 16MP, bashkë me opsionin për incizimin e videove në 4K me stabilizuesin optik të fotografisë, si dhe kamerën e përparme me 5MP, për ata që duan të bëjnë “selfie”.

Për më shumë, lapsi i njohur S-Pen do të përmirësohet edhe më shumë. Shkrimi me të do të jetë edhe më i lehtë dhe i integruar me aplikacione tjera. Thuhet se Samsung është duke bashkëpunuar me Microsoft që Galaxy Note 4 të jetë kompatibil me softuerin OneNote, si dhe atë të Evernote.

Sipas burimeve të Mueller, mbështjellësi i fabletit do të vazhdojë të jetë i lëkurës, sepse pëlqehet nga përdoruesit, ndërsa versioni i ri i fabletit të Samsung do të ofrohet në më shumë ngjyra. /Telegrafi/