Telegrafi

Samsung Galaxy Note 3 me ekran të lakueshëm?

Para pak kohësh ishte thënë se Samsung Galaxy Note 3 do të jetë në dispozicion në dy lloje të ekraneve, njërin Super LCD dhe tjetrin me Super AMOLED.

Ndërsa tani sipas një raporti të ri medial thuhet se Samsung është gjithashtu duke punuar në Galaxy Note 3 me ekran të lakueshëm, edhe pse ky model i fabletit të Samsung pritet të debutojë më vonë gjatë vitit.

Samsung Galaxy Note 3 do të vijë me tri procesorë të ndryshëm, varësisht nga vendi, dhe procesorë të ndryshëm, quad core Qualcomm Snapdragon 800 me 2.3GHz do të jetë për Evropë dhe SHBA, ndërsa Samsung Exynos Octa 5420 do të jetë për vendet tjera.

Note 3 do të vijë me 3GB RAM dhe zgjedhje të memories së brendshme me16GB, 32GB ose 64GB. Gjenerata e tretë e Note do të vijë me dizajn më të hollë sesa Note 2.

Samsung Galaxy Note 3 pritet të ofrojë edhe teknologjinë e re të Samsung, si Eye Pause dhe Eye Scroll, të cilat tashmë ofrohen në telefonin e famshëm Galaxy S4. / Telegrafi /