Telegrafi

Samsung Galaxy Note 20, informacion të ri mbi prezantimin dhe çmimin e tij

Samsung pritet që telefonin e radhës ta prezantojë në muajin gusht.

Pas fotove të versionit Ultra, tani janë zbuluar informacione specifike në lidhje me një datë të mundshme prezantimi. Faqja e mirënjohur Ice Universe njoftoi datën 5 gusht në Twitter, transmeton Telegrafi. Kjo datë tashmë ka qarkulluar në internet në qershor.

Shtrirja në të cilën do të bëhet prezantimi është ende kryesisht e paqartë. Ka shumë të ngjarë që të jetë një ngjarje vetëm virtuale.

Çmimi

Sipas Ice Universe pritet që Galaxy Note 20 të kushtojë 999 dollarë (880 euro) dhe Note 20 Ultra të kushtojë 1299 dollarë (1150 euro).

Specifikimet

Në aspektin e specifikimeve, pajisja duhet të bazohet shumë në modelin e Galaxy S20. Prandaj, një variant i Snapdragon 865 pritet ta ketë ky telefon i mençur. /Telegrafi/