Telegrafi

Samsung Galaxy Note 2 në shitje prej shtatori?

Sipas GSM Arena, thuhet se Samsung Galaxy Note 2 do të vijë në treg me një ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 5.5 inç, teknologji të ekranit Super AMOLED, si dhe dizajn më të hollë sesa versioni aktual.

Gjithashtu, për Samsung Galaxy Note 2 thuhet se do të përmbajë edhe kamerën e pasme me 8MP, 1.5GB RAM, dhe procesorin e ri Exynos 5250, ndërsa shitja e fabletit do të ndodhë në shtator të këtij viti. / Telegrafi /