Telegrafi

Samsung Galaxy Note 12, me ekran 12 inç?

Sipas burimeve të Digitimes thuhet se furnitorët e Samsung kanë thënë se kompania është duke u përgatitur të lansojë modelin e ri të tabletit me 12.2 inç, i cili do të fillojë me prodhimin në masë në fund të këtij viti.

Nëse merret parasysh koha e pritshme e lansimit atëherë i bie që Samsung do ta prezantojë tabletin e saj të ri në Consumer Electronics Show (CES), ngjarja e cila mbahet në janar.

Thashethemet e mëhershme kanë pohuar se Galaxy Note 12 do të vijë me ekranin e ndjeshëm në prekje në formatin full HD, ndërsa Digitimes thotë se ky do të jetë njëri ndër tabletët e parë me ekran i cili ka një diagonal më të madhe se 10 inç. / Telegrafi /