Telegrafi

Samsung Galaxy Nexus, gjithkund në SHBA

Mirëpo, pas lansimit zyrtar të Samsung Galaxy Nexus merret vesh se ky model i avancuar i telefonit të mençur mobil do të jetë edhe tek disa operatorë të tjerë mobil në SHBA.

Tani, Samsung ka lansuar një faqe për telefonin e saj të ri me Google, si dhe ka listuar jo më pak se shtatë operator mobil në SHBA, prej nga mund të blihet Samsung Galaxy Nexus.

Në listë janë: AT&T, T-Mobile, Sprint, Verizon, MetroPCS, US Cellular dhe Cellular South, prandaj nëse e keni ndonjë mundësi për ta blerë atë, keni zgjedhje të mjaftueshme për çmime dhe forma të kontratës me operatorët amerikan. / Telegrafi /