Telegrafi

Samsung Galaxy Gear 2 sjell ekranin Super AMOLED, dhe specifika të reja

Njëra ndër karakteristikat mbresëlënëse të orës së re dhe të mençur të Samsung është edhe kamera, e cila është e integruar në orë, dhe jo në rripat e orës, siç ishte më herët. Tani, përdoruesit e Galaxy Gear 2 do të mund t’i ndërrojnë rripat e orës, sa herë që ata duan.

Galaxy Gear 2 është prezantuar në ngjarjen e Samsung, Unpacked 5 e cila është mbajtur në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë, së bashku me byzylykun Galaxy Fit.

Mirëpo, përkundër gjithë risive dhe inovacionit që sjell ora, lansimi i saj në të njëjtën kohë me Samsung Galaxy S5 ka bërë që e njëjta të mos e marrë vëmendjen e duhur.

Për Galaxy Gear 2, zyrtarët e Samsung kanë thënë se është avancuar shumë dhe dallon nga gjenerata e parë e orës së mençur – pasi që përveç karakteristikave standard, versioni i ri i orës Galaxy Gear 2 ofron edhe mundësinë e matjes së të rrahjeve të zemrës, sjell ekranin më të mirë Super AMOLED dhe bazohet në sistem tjetër operativ, atë të ndërtuar nga vet Samsung – Tizen. / Telegrafi /