Telegrafi

Samsung Galaxy F edhe në versionin GOLD

Tani, llogaria e famshme në Twitter, @evleaks e ka shfaqur një pamje që duket të jetë zyrtare (versioni i fotografisë që do tu shpërndahet mediave) me të cilën ka pretenduar se Samsung Galaxy F do të vijë edhe në opsionin me ngjyrë ari, ndërsa ka treguar edhe anën para dhe atë prapa e pajisjes.

Samsung Galaxy F është e thënë se do të jetë një version premium i Galaxy S5, me ekranin në QHD dhe mbështjellësin në formë metalike.

Telefoni premium i Samsung gjiashtu thuhet se do të vijë me një ekran me diagonalen prej 5.1” në një rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve, dhe procesorin Snapdragon 805 në 2.5GHz me 3GB RAM.

Memoria e brendshme e telefonit pritet të sjell 32GB, si dhe portin për kartën microSD që mbështet deri në 128GB.

Në pjesën e pasme, është përfolur një kamerë me 16MP për foto dhe video, si dhe kamera e përparme me 2MP.

Në anën e softuerit, Galaxy F duhet të vijë me Android 4.4.2 Kitkat si sistemin e saj operativ.

Nëse specifikat e Galaxy F do të jenë këto që janë listuar, atëherë mbetet të shihet nëse telefoni i ri i Samsung me trup alumini do të mundet të bëhet modeli kryesor i telefonit në Android, duke e lënë pas edhe rivalin LG G3. /Telegrafi/