Telegrafi

Samsung Galaxy F do të paraqitet si Samsung Alpha

Raportet në mediat koreane sugjerojnë se Samsung do ta prezantojë modelin e saj të ri të telefonit, para lansimit zyrtar të iPhone 6, që i bie se Galaxy Alpha do të mund të vijë në gusht.

Është pohuar se Galaxy Alpha do ta ketë mbështjellësin e metaltë, siç edhe thuhej se do të ishte Galaxy F, versioni premium i telefonit ekzistues të Samsung.

Samsung është në kërkim të shfrytëzimit të hendekut mes Galaxy S5 dhe Galaxy Note, dhe këtë mes besohet se më së miri do ta mbulojë Galaxy Alpha, model i cili do ta mbulonte zbrazëtirën e tregut me telefona të ri dhe të avancuar.

Nëse Alpha nuk arrin të prezantohet në gusht, mund të ndodhë që prezantimi zyrtar i këtij modeli të bëhet në panairin e teknologjisë IFA, që mbahet në Berlin më 4 shtator. /Telegrafi/