Telegrafi

Samsung Galaxy Beam, telefon me projektor

Kjo nuk është hera e parë që Samsung është përpjekur për të bindur konsumatorët se një projektor në një telefon të mençur është një ide e mirë.

Një produkt i ngjashëm, i cili po ashtu u quajt edhe Beam, ishte prezantuar në treg në vitin 2010.

Teknologjia tani ka arritur deri në pikën e pjekurisë në të cilën një telefon i mençur që posedon edhe projektor ka kuptim, tha një zëdhënës i kompanisë Samsung.

Samsung Galaxy Beam mbështetet nga një procesor dual-core në 1GHz dhe ka 8 GB memorie të brendshme, plus një port për MicroSD. Masa e ekranit të ndjeshëm në prekje është 4 inç, me  rezolucion 800×480 piksel. / Telegrafi /