Telegrafi

Samsung Galaxy Ace për 236 euro, pa kontratë

Tani, ky telefon është në dispozicion për shitje nga operatori mobil anglez, Three, i cili e ofron këtë pajisje me dhe pa kontratë.
Samsung Galaxy Ace posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.5 inç dhe rezolucion HVGA, ndërsa i njëjti mbështetet në procesorin 800MHz dhe kamerën me 5 mega-piksel.

Modeli i ri i telefonit të Samsung, Galaxy Ace bazohet në Android 2.2 Froyo, ndërsa aty është edhe lidhja për Bluetooth 2.1, 802.11 b/g/n WiFi, kartela mikroSD, audio porti 3.5mm, si dhe GPS i integruar.

Çmimi pa kontratë i Samsung Galaxy Ace përmes këtij operatori është 199 funte, që sot bëjnë pak më shumë se 236 euro, ndërsa përdoruesit rezident, mund ta blejnë këtë telefon edhe përmes kontratave të ndryshme që iu ofrohen nga Three. / Telegrafi /