Telegrafi

Samsung Galaxy A9 Pro del jashtë Kinës, shitet edhe në vendet tjera

Samsung Galaxy A9 Pro është lansuar në Kinë në muajin mars të këtij viti, dhe me sa duket modeli i ri i telefonit të Samsung do të fillojë të shitet edhe jashtë Kinës.

Fillimisht pajisja u shfaq në Zauba, faqen indiane të importit, dhe kjo sugjeron se telefoni do të fillojë me shitje edhe në Indi e më pas edhe në vende tjera jashtë saj.

Telefoni vjen me ekranin 6 inç në Full High Definition me 1920 x 1080 piksel si dhe procesorin Snapdragon 65s.

Karakteristikat tjera të telefonit përfshijnë edhe 4GB RAM  dhe 32GB memorie të brendshme, me versionin më të ri të sistemit operativ të Google, Android Marshmalloë.

Samsung Galaxy A9 Pro sjell kamerën kryesore me 16MP me baterinë prej 5,000 mAh. Çmimi i këtij modeli në Kinë është i përafërt me 540 dollarë.