Telegrafi

Samsung Galaxy A9 Pro bëhet gati për treg

Samsung Galaxy A9 Pro kohët e fundit u shfaq në standardet dhe krahasimet e Antutu dhe tani telefoni i ri i kompanisë jugkoreane e ka marrë certifikimin edhe për lansim në Kinë.

Galaxy A9 Pro kohët e fundit u shfaq pranë autoritetit federal të certifikimit të Kinës – TENNA, dhe pajisja pritet të lansohet në Kinë së shpejti.

Samsung Galaxy A9 është thënë se do të shfaqet me ekranin prej 5.5 inç me rezolucion Full HD prej 1902 x 1080 pikselëve dhe procesori Snapdragon 652.

Karakteristikat tjera të pajisjes do të përfshijnë edhe 4GB RAM dhe 32GB memorie, plus një kartë microSD e cila mund të zgjerojë hapësirën e brendshme deri në 128GB.

Telefoni do të vijë me Android 6.0 dhe kamerën e përparme me 8MP për selfies, plus një kamerë të pasme me 16MP.