Telegrafi

Samsung Galaxy A8 debuton më 17 korrik

Dje gjatë ditës në internet janë shfaqur pamje të reja të telefonit, i cili ka dizajn shumë të hollë dhe korniza gjithashtu të holla, ndërsa përmasat e hollësisë së këtij telefoni arrijnë në vetëm 5.94mm.

Sipas një blogu francez thuhet se Galaxy A8 do të shitet për një çmimi që arrin në 439 euro, dhe ofron ekranin me 5.7-inç në 1080p Super AMOLED, octa-core Snapdragon 615 SoC, 2GB RAM, 16GB memorie, microSD port (deri në 128GB), kamerën kryesore 16MP ISOCELL me f/1.9 lens, atë frontale me 5MP, baterinë me 3,050mAh. (Telegrafi)