Telegrafi

Samsung Galaxy A8 bëhet gati për debutim!?

Në video shihet qartë edhe dizajni i telefonit / fabletit të ri të Samsung, Galaxy A8, i cili pritet të lansohet së shpejti.

Galaxy A8 pritet të prezantohet në treg me ekran prej 5.7 inç, rezolucionin në Full HD prej 1920×1080 pikselëve dhe procesorin octa core prej 640bit, të prodhuar nga Qualcomm dhe seria Snapdragon 615.

Pajisja pritet që të jetë e mbështetur edhe me RAM memorie prej 2GB, hapsirë të brendshme prej 16GB dhe sistemin operativ Android 5.1.1 (Telegrafi)