Telegrafi

Samsung Galaxy A7 vjen me procesorin 64-bit?

Ndërsa, tani me sa duket në internet janë shfaqur më shumë detaje lidhur me këtë model të telefonit. Së fundmi, Samsung Galaxy A7 është publikuar online nga një bashkëpunëtor i kompanisë jugkoreane, i koduar me shifrën SM-A700FD.

Në numrin e mësipërm, shkronja "D" dëshmon se telefoni do të ketë sim kartela të dyfishta, modele të cilat janë jashtëzakonisht popullore në tregjet në zhvillim.

Profili konfirmon gjithashtu se Galaxy A7 do të vijë me një rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve me dendësi prej 401 ppi. Për më tepër, në mesin e karakteristikave të listuara është edhe procesori 64-bit quad-core në 1.5GHz, dhe ekrani me diagonalen prej 5.5”.

Sa i përket dizajnit, pritjet janë që Galaxy A7 të ketë formë të njëjtë sikurse. Samsung Galaxy Alpha, që ofron një pamje premium dhe vjen me Android 4.4 KitKat.

Sipas thashethemeve, Samsung Galaxy A7, do të vijë gjatë muajit nëntor bashkë me Galaxy A3 dhe A5. (Telegrafi)