Telegrafi

Samsung Galaxy A7 sjell ekranin Full HD?

Deri më sot është folur vetëm për modelin Galaxy A5, ndërsa sot kanë filluar të publikohen edhe detaje për Galaxy A7, model për të cilin besohet se do të jetë më i miri i kësaj serie të re.

Sipas SamMobile, Galaxy A7 do të sjell ekranin në full HD, ndërsa Galaxy Alpha posedon ekranin me 4.7-inç në 720p HD, për dallim nga Galaxy A5 që pritet të vijë me ekranin prej 5 inçnë Super AMOLED.

Galaxy A5 besohet se do të lansohet në Kinë gjatë muajit nëntor, për tu pasuar më pas edhe në vendet tjera. Ky model pritet të sjell kamerën e pasme me 13MP bashkë me atë të përparmen me 5MP, procesorin Qualcomm Snapdragon 400, 16GB memorie të brendshme dhe baterinë me 2,330 mAh. (Telegrafi)