Telegrafi

Samsung Galaxi S II në Gusht edhe në SHBA

Ky model mund të gjendet në të gjitha qëndrat tregtare të AT&T, Verizon dhe Amazon. Pas prenotimit, klientët do të bëjnë të tyrin celularin e mençur brenda 15 ditësh.

Kush nuk e mban mend, ju kujtojmë se bëhet fjalë për një celular me sistem operimi Android 2.3 Gingerbread, me ekran 4.3-inch me prekje, procesor 1.2 GHz, kamera në pjesën e pasme 8-megapiksel dhe në pjesën e përparme të celularit 2 megapiksel.

Prenotimet në SHBA, nisin pas atyre në Japoni, Indi e Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/