Telegrafi

Samsung furnizon Google me OLED, për Google Glass

Apple ka qenë blerës i madh i pajisjeve të Samsung, për tu larguar së fundmi nga rivali i saj kryesor, ndërsa edhe Google është duke bërë hapa të kujdesshëm me Samsung, pasi prodhuesi kryesor i telefonave në botë ka numrin më të madh të telefonave në sistemin operativ të Google, Android.

Mbase për tu afruar pak më shumë me Samsung, Google është duke menduar të punojë me Samsung, për pajisjen e ekranit OLED të syzeve të saj të mençura, Google Glass.

Korea Times raporton se Google është duke përdorur ekranet OLED të Samsung për versionin e Google Glass për konsum masiv të produktit, një vendim që përshkruhet si "një gjë me të vërtetë të madhe, sepse kjo do të thotë se Google ndan informacione konfidenciale me Samsung mbi projektet e saj të ardhshme".

Një tjetër burim thotë se Google e trajton kompaninë Samsung si një partner biznesi shumë të rëndësishëm. / Telegrafi /