Për një kohë të gjatë, kompania LG ka qenë furnizuese e Apple për tabletin e saj të fundit, iPad 2.
Mirëpo, tani duket se Apple do ta zëvendësojë LG për Samsung, pasi që siç thuhet, “LG ka probleme me kualitetin”.
Tashmë, Samsung e furnizon kompaninë Apple për një seri të komponentëve, ndërsa edhe më herët ajo e ka furnizuar Apple me ekrane.
Kësaj radhe Apple është duke kërkuar për një furnizues tjetër për iPad 2, të quajtur CMI, për të cilën mësohet se është shumë e afërt me Foxconn.
Mirëpo, mbetet Samsung një mundësi e mirë për të avancuar teknologjinë e kompanisë Apple. / Telegrafi /