Telegrafi

Samsung Focus 2

Pajisja ka mundësinë e lidhjes në rrjetat mobile LTE, me çka edhe Samsung iu bashkëngjit Nokias dhe HTC-së të cilët kanë pajisje Windows Phone me LTE në shitje në tregun amerikan. Focus ka ekranin Super AMOLED 4-inçësh, kamerën e pasme me rezolucion prej pesë megapiksel, dhe atë të përparme VGA. Trashësia e pajisjeve është 11 milimetra, pesha 122 gram, ndërsa do të jetë në dispozicion kryesisht me ngjyrë të bardhë.

Çmimi i pajisjes në ofertën e AT&T-së është 50 dollarë me abonim dy vjeçar pranë operatorit. Shitja nis me 20 maj, e për dispozicionin eventual në tregun evropian për momentin nuk ka informata. /Telegrafi/