Telegrafi

Samsung fillon shitjet e Galaxy Tab S me para-porosi

Versioni me WiFi i Samsung Galaxy Tab S 8.4 do të shitet për 399.99 dollarë, ndërsa versioni WiFi i Galaxy Tab S 10.5 do të shitet për 499.99 dollarë.

Prej sot, të dy modelet e reja të tabletëve të Samsung tani mund të para-porositen nga tregu amerikan.

Megjithatë, Samsung ende nuk i ka zbuluar çmimet e versioneve me rrjetin LTE të Galaxy Tab S, mirëpo kjo gjë pritet të bëhet e ditur shumë shpejtë. /Telegrafi/