Telegrafi

Samsung fillon shitjen e Galaxy S5 Plus në Gjermani

Çipi i ri ofron procesorin më të mirë quad-core Krait 450 dhe gjeneratën e re të GPU – Adreno 420.

Samsung Galaxy S5 Plus gjithashtu vjen me lidhjen për internetin më të shpejtë mobil 4G (LTE). Telefoni i mençur i Samsung tani është në gjendje të trajtojë shpejtësitë CAT.6 LTE, që përkthehet në shpejtësi të shkarkimit deri në 300Mbps dhe ngarkimit të përmbajtjes me shpejtësi deri në 50Mbps.

Samsung Galaxy S5 Plus është aktualisht në shitje në dyqanin e eBay në Gjermani, me oferta që fillojnë prej 400 euro. Mirëpo, shitësit me pakicë të Galaxy S5 Plus e shesin atë për 530 euro në Gjermani.

Mirëpo, përveç Gjermanisë, pritjet janë që modeli i përditësuar i telefonit të Samsung, Galaxy S5 Plus të ofrohet edhe në vendet tjera evropiane. (Telegrafi)