Site icon Telegrafi

Samsung fillon shitjen e Galaxy Beam

Sa për përkujtim, Samsung Galaxy Beam vjen me Android 2.3 Gingerbread, ekranin e ndjeshëm në prekje me 4 inç, rezolucion prej 800 x 400 piksel, si dhe kamerën e përparme për video komunikim.

Në anën e pasme të telefonit gjendet edhe kamera me 5 mega-piksel për foto dhe video, ndërsa telefoni posedon edhe 8GB memorie të brendshme për të ruajtur të gjithë përmbajtjen tuaj në telefon.

Funksioni kryesor i Samsung Galaxy Beam llogaritet të jetë projektori i integruar në telefon, i cili mund të projektoj imazhe dhe video në diagonale prej 50 inç. Ky model i ri i telefonit të Samsung shitet me një çmim prej 390 funtave, duke përfshirë edhe taksat. / Telegrafi /
 

Exit mobile version